Bota Atentat “i veshur” me mister/ Mbishkrime në plumbat që vranë shefin e...

Atentat “i veshur” me mister/ Mbishkrime në plumbat që vranë shefin e sigurimeve amerikane

Policia në New York po vazhdon kërkimet për autorin e dyshuar të vrasjes së kreut të kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare”. Britan Thompson u qëllua në shpinë dhe në këmbë ditën e djeshme pranë hotelit Midtown Manhattan.

Sipas BBC News, hetuesit thonë se fjalët “mohoj”, “mbroj” dhe “rrëzoj” ishin shkruar në gëzhojat e gjetura në vendin e sulmit.

Policia nuk ka përcaktuar ende një motiv për vrasjen fatale të ekzekutivit të kujdesit shëndetësor Brian Thompson, por tha se i dyshuari u largua pa marrë asnjë nga sendet e tij.

Pas sulmit, gruaja e Thompson tha për mediat amerikane se kishte pasur disa kërcënime ndaj bashkëshortit të saj më herët, por nuk dha më shumë detaje.

Sipas asaj që raporton CNN, një person i armatosur dhe i maskuar, priti për rreth 10 minuta para mbërritjes së Thompson para se të hapte zjarr disa herë duke e qëlluar atë nga rreth 20 metra larg.

Autori i atentatit ndaj Thompson u arratis nga vendi i ngjarjes duke kaluar në një rrugicë dhe më pas hipi në një biçikletë. Policia dyshon se i autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur në “Central Park”.

Thompson u emërua drejtor ekzekutiv për “UnitedHealthcare” në Prill 2021. “UnitedHealthcare” është pjesë e “UnitedHealth Group”, i renditur i pesti në “Fortune 500”.