Në kuadër të operacionit policor të koduar “Double click” janë arrestuar dy vëllezër me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë. Nga mashtrimi, Alban S. dhe Shkëlzen S. kanë fituar rreth 4 milionë Euro.
“Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut.
Akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 shtetas (vëllezër).
Gjatë operacionit “Double click”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“. Vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 vëllezërve.