Shorti i Botërorit të Klubeve, zbuloi këtë të enjte, ndarjen e 32 skuadrave në grupe dhe kundërshtarët e tyre.
Bie në sy Grupi G, aty ku Juventus dhe Manchester City do të përballen mes tyre, ndërsa kanë edhe Ëydad e Al Ain.
Ekipe me emër u shortuan në Grupin C, aty ku bëjnë pjesë Bayern Munich, Benfica, Boca Juniors dhe Auckland City.
Real Madrid do të jetë pjesë e Grupit H, së bashku me klube si Salzburg, Al Hilal dhe Pachuca.
Ndeshje shumë të bukura rezervon edhe Grupi B, ku bëjnë pjesë PSG, Atletico Madrid, Botafogo dhe Seattle Sounders.
Grupi E, pritet të jetë i luftuar, aty ku bën pjesë Interi, së bashku me River Plate, Monterey dhe Uraëa Red Diamond.
Inter Miami, ku luan Leo Messi, është pjesë e Grupit A, së bashku me Porto, Palmiera dhe Al Ahly.
Botërori i Klubeve, një turne i ri i FIFA-s do të zhvillohet në SHBA, nga 15 Qershori deri më 13 Korrik, të vitit 2025 dhe do të jetë çdo katër vite.