Aktualitet “Plumbi i Artë”, Suel Çela kërkon të rrëzojë masën “arrest me burg”

“Plumbi i Artë”, Suel Çela kërkon të rrëzojë masën “arrest me burg”

Teksa kërkohet nga SPAK si drejtues i një organizate kriminale, Suel Çela kërkon të rrëzojë një masë “arrest në burg”.

Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së marrë në maj 2021, për llogari të dosjes “Plumbi i Artë”.

Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, SPAK akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha dhe të Elton Kilës.

Aktualisht, ndaj Çelës rëndojnë dy masa sigurie “arrest në burg” të dhëna në mungesë ndaj tij.