Aktualitet Parandalimi i atentatit me 21 kg tritol në Fier, 3 persona në...

Parandalimi i atentatit me 21 kg tritol në Fier, 3 persona në gjyq

Prokuroria e Fierit mori të pandehur Albi Mecinin, Arafat Manërkollin dhe Ervis Cukalin për akuzën e mbajtjes dhe posedimit në sasi të mëdha të lëndëve plasëse.

Mecini dhe dy të fundit që janë ende në kërkim nga drejtësia dyshohet se me anë të një sasie prej 21 kg tritol do të organizonin në verën e 2023 një atentat në qytetin e Fierit.

Ngjarja u parandalua pasi një grup i Shqiponjave që kryenin patrullime identifikoi makinën dhe pranë saj gjetën në dy çanta sasinë e tritolit të montuara me celularë për shpërthim në distancë.

Atë mbrëmje u arrestua Albi Mecini që tentoi t’u largohej efektivëve të cilët gjetën edhe një makinë tjetër brenda të cilës kishte dy bidona me benzinë, me të cilën dyshohet se do të largoheshin nga vendi i ngjarjes.