Myrto Uzuni është zyrtarisht golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës.
Sulmuesi i Shqipërisë, realizoi dopietë golash ndaj kryesuesve të Racing Santander, duke bërë një arritje të madhe në karrierën e tij.
Uzuni ka shkuar në kuotën e 46 golave me fanellën e Granadës dhe bëhet zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
29-vjeçari ka shkuar në kuotën e 11 golave këtë sezon. Uzuni është futur në sezonin e katërt te Granada, aty ku është kthyer në një pikë kyçe për ekipin.