Nuk ka qetësi te Manchester United. Humbja e fundit në kampionat ndaj Nottingham Forest, ka sjellë një tjetër largim te “djajtë”.
Pas trajnerit Erik Ten Hag, të larguar pak javë më parë, klubi anglez ka shkarkuar edhe drejtorin sportin, Dan Ashworth.
Të emëruar vetëm pesë muaj më parë, te United, Ashworth shihet si një nga fajtorët për situatën aspak të mirë të skuadrës.
Afrimet e bëra në merkato, ku u shpenzuan 200 milionë euro, shihen si të gabuara dhe për këtë arsye, i është komunikuar largimi.
Manchester United, aktualisht renditet në vendin e 13-të me vetëm 19 pikë të grumbulluara.