Aktualitet Kaloi mbi trafikndarësen në aksin “Lushnjë-Rrogozhinë”, këmbësori përplaset për vdekje nga furgoni

Kaloi mbi trafikndarësen në aksin “Lushnjë-Rrogozhinë”, këmbësori përplaset për vdekje nga furgoni

Një 79-vjeçar është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

I moshuari nuk ka hipur në mbikalim, por ka kaluar mbi trafikndarësen.

Në momentin që u fut në rrugë, është përplasur nga një furgon që po kalonte në këtë aks. Mjeti drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.