Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor “Fier-Seman” rreth orës 02:00 të kësaj të marte.
Sipas asaj që njofton policia, automjeti me drejtues 22-vjeçarin A.G ka përplasur motomjetin me drejtues 50-vjeçarin K. S. i cili fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij aksidenti dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.