Aktualitet “Je krijesa më e shpifur”/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Talo Çela...

“Je krijesa më e shpifur”/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Talo Çela i ra me levë në kokë kambistit

Në GJKKO po mbahet seanca për Nuredin Dumanin dhe të akuzuarit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit ‘Plumbi i Artë’.

Seanca është zhvilluar mes tensioneve, pasi të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë duke i ndërprerë dëshminë.

Po ashtu mësohet se GJKKO ndërpreu seancën gjyqësore për disa minuta, për shkak të këtyre përplasjeve.

“Nuredin Dumani krijesa me e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime”, tha i akuzuari Petrit Qoli.

Aktualisht bashkëpunëtori i drejtësisë po dëshmon para gjykatës grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin, Gentian Sharrën, etj.

“Tek grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kokë kambistit, atij iu thye nofulla nuk fliste dot, morëm çantën u larguam, ndamë lekët pastaj, diku tek 20 milion.

Në 2012 Ardian Ozunit ‘cufit’, i shita një snajper. Henrik Hoxha më tregoi për atentatin ndaj Filip Gjeloshit që ishte paguar fillimisht 5 mijë euro nga Ardian Ozuni”, tha Nuredin Dumani në dëshminë e tij.

Avokatët në sallë kanë dalë kundër prokurorit të SPAK Behar Dibra: “Po bëhen pyetje sugjestionuese dhe presion ndaj bashkëpunëtorit te drejtësisë”.

Nuredin Dumani: Në Kavajë, ka qenë një rast me një kambist. Atje jam organizuar unë, Ilirjan Ceci, Gentjan Sharra dhe Talo Çela. Grabitja është bërë me një Audi të vjetër. Feçi kishte një hallë të vetën qe kishte shtëpinë afër autostradës. Atë shtëpinë e kishim si bazë, kur bënim grabitje linim automjetet aty. Shkuam një ditë përpara aty, si normalisht. Kemi shkuar aty afër me Audi, unë, Talo Çel,a Gentjan Sharra dhe kemi shkuar te kjo shtëpia. E pritëm atë viktimën që do grabisnim, ishte diku 60 vjeç. Ai më pa mua, unë isha me kapele dhe maskë. Në atë moment i ra Talo me levë surratit, 2-3 herë dhe ai ra në tokë. Nuk fliste dot, vetëm bërtiste. Kishte një çantë si trajse, unë kisha një thikë në dorë. Une ja mora çantën dhe ika me vrap. Ishin 20 e ca milionë lekë, se mbaj mend mirë ndoshta më shumë. Kaq ishte ngjarja, u larguam. Ka qenë dhe një grabitje tjetër ne Vilë Bashtovë. Mora pjesë unë dhe Talo Çela. Hymë të dhoma e dy pleqve. Pamë një kasafortë. E kapëm, e ngritëm të dy. Kemi ndaluar te ura e Rrogozhinës, aty te pazari, pasi morën kasafortën.

Prokurori Behar Dibra pyet Nuredin Dumanin për atentatin ndaj Filip Gjeloshaj: Je në dijeni të ngjarjes?

Nuredin Dumani: Po. Në 2020 jam njohur me Henrik Hoxhën. Atë e kam njohur përmes Festim Qolit. Festim Qoli është një person i njohur për mua dhe familjen time. Une e njoh vetë Ardjan Uzunin. Në vitin 2012 i kam shitur një snajper 12.7. Ardjan Uzuni kishte marrë një porosi për të vrarë Filip Gjeloshin. I kishte dhënë 5 mijë Euro paradhënie Henriku. Ka qenë me një Fiat Punto. Personi që e ka qëlluar nuk ka qenë Henrik Hoxhaj por një person tjetër. Atij i ka ngecur arma.

Prokurori Behar Dibra: Xhemali Lici?

Nuredin Dumani: Nuk më kujton gjë emri.

Prokurori Behar Dibra: Hamit Haxhiu?

Nuredin Dumani: Vetëm na duhej objektivi ose si person fizik. Me emra nuk më kujtohen.

Prokurori Behar Dibra: Astrit Ademi?

Nuredin Dumani: E kemi grabitur këtë personin. Informacionin na e dha Dorjan Shkoza. E kisha parë që vinte me një C Class gri. Këtë Dorjani e kishte shok. Më tha që e kam një shok, ta grabisim, t’i marrim 100 mijë Euro. Për këtë ngjarje isha unë, Talo Çela, “Qimja”. Ju vunë mbrapa për ta grabitur.