Tre vite pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike dhe odisesë nëpër gjykatat e vendit, Gjykata e Tiranës njeh zyrtarisht Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.
Deri më tani në gjykatë njihej Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues për Partinë Demokratike.
Partia Demokratike bëri me dije se regjistrimi përkon me 34-vjetorin e themelimit të PD dhe 3 vjetorin e Kuvendit te Rithemelimit që Berisha mbajti në stadiumin Air Albania.