Sport Nga futbolli në politikë, ish-kapiteni kuqezi Mërgim Mavraj kandidat për deputet

Nga futbolli në politikë, ish-kapiteni kuqezi Mërgim Mavraj kandidat për deputet

Nga fusha e futbollit në politikë. Ish-kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit të ardhshëm. 38-vjeçari do të përfaqësojë subjektin politik “Lista për Familjen”, që drejtohet nga dy ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Pikërisht ky i fundit zyrtarizoi lajmin për kandidimin e ish-mbrojtësit, teksa pritet edhe njoftimi zyrtar nga vetë Mërgim Mavrajt.

Ish-kapiteni kuqezi iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2012 dhe njoftoi tërheqjen nga ekipi në gusht të 2020-ës, pas 8 viteve gjatë të cilave regjistroi 50 ndeshje ndërkombëtare, teksa luajti edhe në Europianin e 2016 në Francë.