Aktualitet GJKKO rrëzon kërkesën, Jamarbër Malltezi do të qëndrojë në arrest shtëpie

GJKKO rrëzon kërkesën, Jamarbër Malltezi do të qëndrojë në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë.

Kështu, Malltezi do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dosjen “Partizani”.

Jamarbër Malltezi po qëndron në arrest shtëpie që prej muajit Nëntor të vitit të kaluar.

Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me ndërtimet në ish-kompleksin sportiv Partizan. Këto akuza janë kundërshtuar nga Jamarbër Malltezi.

Për të njëjtën dosje, deri para disa javësh ishte në arrest shtëpie edhe Sali Berisha, i cili u la i lirë nga kjo masë.