Aktualitet GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen për “inceneratorin e...

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen për “inceneratorin e Tiranës”

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës.

Vetëm 3 prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm. Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.

Në datën 2 Gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Masat për inceneratorin u lëshuan në Dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Për inceneratorin e Tiranës, dosja për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, njëherësh ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete. Kjo për shkak se Bllako po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit.