Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 5 personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh.
Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Gjatë seancës ata kanë pretenduar se nuk janë përfshirë në trafikun e armëve dhe nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmani. Në banesën e këtij të fundit në Kombinat është dokumentuar se kryhej procesi i shkëmbimit të armëve me kokainë.
Të arrestuarit pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndrojë në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armëve. (Përkatësisht një armë zjarri tip pistoletë me 25-30 gram kokainë)
Në total në Shqipëri dhe Kosovë u sekuestruan 64 armë zjarri dhe mbi një kilogramë kokainë, të cilat trafikoheshin përmes autobusëve të linjës Prishtinë-Tiranë dhe anasjelltas.