Bota “Marrëdhëniet me shqiptarët janë përmirësuar”, Vuçiç komenton shortin e Botërorit: Serbia do...

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë përmirësuar”, Vuçiç komenton shortin e Botërorit: Serbia do fitojë…

Shorti i kualifikueseve të Botërorit 2026 vendosi Shqipërinë në të njëjtin grup me Serbinë. Menjëherë kjo kujtoi incidentet e 10 viteve më parë në Beograd ku ndeshja u ndërpre dhe më pas nga CAS iu dha fitorja Shqipërisë. Për këtë short pati një koment edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ftuar në një intervistë të gjatë në Infromer TV.

Vuçiç mendon se Serbia ka një ekip më të fortë, edhe pse Shqipëria ka një nivel të lartë.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë përmirësuar. Do të jetë një ndeshje emocionuese dhe ne do të fitojmë. Ata kanë një ekip të fortë, kompakt, por Serbia është më e fortë dhe do të fitojmë. Kemi një kalendar të favorshëm, ndeshjen e parafundit do ta luajmë ndaj anglezëve dhe do të jetë një sfidë e vështirë.”

Ndeshja e parë do të luhet më 7 Qershor në Tiranë dhe UEFA vendosur për shkak të problemeve të krijuara në takimet e Ligës së Kombeve të ndalojë tifozët serbë të udhëtojnë për 2 sfidat e radhës jashtë. Përballja e kthimit në Serbi do të jetë më 11 Tetor.