Parashqevi Simaku i është rikthyer këngës, pas më shumë se 30 vitesh. Këngëtarja e adhuruar nga mijëra shqiptarë ka kënduar live në një darkë së bashku me biznesmenin Elton Ilirjani dhe shqiptaren që e kontaktoi atë në një metro në New York.
Ashtu si dikur zëri i saj mbetet unik, teksa e dëgjon të këndojë aq e qeshur një nga këngët popullore të repertorit. Por në mendje i ka mbetur edhe një nga këngët e vjetra që shpreh më së miri se atdheun nuk e ka harruar, “Dhuratë për ditëlindjen”.
“Ajo është shumë mirë, shumë e lumtur dhe ka për të shkëlqyer gjithmonë”, shkruan biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani teksa ka ndarë pamjet në rrjete sociale.
Këngëtarja Parashqevi Simaku është larguar prej gati 3 dekadash nga skena, ndërkohë që pas emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte shmangur çdo dalje në ekran.