Politika Kryemadhi me bastun në gjykatë: Kam vrarë gjurin në palestër, por edhe...

Kryemadhi me bastun në gjykatë: Kam vrarë gjurin në palestër, por edhe më pëlqen se është trend

Deputetja e Partisë së Lirisë habiti jo pak mëngjesin e sotëm kur u paraqit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar duke ecur me ndihmuar nga një bastun.

Pas daljes nga gjykata, Kryemadhi zbuloi për gazetarët se është vrarë duke bërë palestër.

“Ju e dini që unë bëj palestër shumë dhe kam vrarë pak gjurin, meniskun. Por edhe më pëlqen pak se është trend”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj te Kodra e Diellit.