Extra “Rrinte përballë një dyqani kafeje ku kishte pasur kujtime me djalin”, ç’ndodhte...

“Rrinte përballë një dyqani kafeje ku kishte pasur kujtime me djalin”, ç’ndodhte me Parashqevi Simakun në Nju Jork

Videoja që pushtoi rrjetin këtë fundjavë ishte ajo e Parashqevi Simakut në rrugët e Nju Jorkut duke pranuar ndihma sociale. Edhe pse pamja ishte e trishtë, qytetarët shqiptarë u ngazëllyen teksa e panë që ajo ndodhej diku dhe menjëherë u vunë në lëvizje për ta ndihmuar.

Në programin “Rudina”, Rezarta Delisula thotë se mes gazetarëve, kishte indicie se Simaku  ndodhej në një gjendje të tillë, por kishte qenë e pamundur të gjendej vendndodhja e saj. Gazetari Olti Curri shton se ajo qëndronte përballë një dyqani të famshëm kafeneje ku kishte kujtime me të birin.

Rezarta Delisula: Ishte moment shokues, por ne kishim marrë informacione paraprake, ne të gjithë e dinim në rangun e gazetarëve që Parashqevia jetonte jashtë, jetonte në rrugë. Ne kishim informacione, thjesht vendi nuk dihej.

Olti Curri: Askush nuk ka mundur ta lokalizojë.

Rezarta Delisula: Ta lokalizojë jo, por që e dinim që ishte në kushte…

Olti Curri: Rrinte në një “Starbucks” pasi aty kishte pasur kujtime edhe me djalin e saj dhe rrinte në një “Starbucks” në Manhatan dhe rrinte përballë atij dyqanit të kafes vetëm me shpresën se mos… kjo tregon edhe njëherë destabilitetin e saj emocional apo psikologjik, kjo është një gjë që do ta thonë psikiatrit apo psikologët.