Aktualitet I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala...

I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në “41 Bis”

Klement Çala është izoluar në regjimin “41 Bis”, një nga survejimet dhe izolimet më të forta brenda burgjeve që zakonisht kryhet për të burgosurit e rrezikshëm.

Çala është i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë Eurove në Rinas në vitin 2019.

Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal, ku për Klement Çalën u dha 20 vite burg për grabitjen në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, në prill të vitit 2019.

Ndërkohë Klement Çala ka qenë edhe më parë në regjimin “41 Bis” nga periudha Maj-Tetor 2022.

Grupi i grabitësve u futën në aeroportin e Rinasit me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

E gjithë ngjarja ka zgjatur rreth 5 minuta.

Të dyshuarit ishin të maskuar me maska silikoni.