Aktualitet Të rinjtë, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Kryeson Tirana

Të rinjtë, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Kryeson Tirana

Të rinjtë janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar të këtij viti, në 86.5% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç.

Të dhënat tregojnë se aksidentet në këtë grup moshë janë rritur me 30.4 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

INSTAT raporton se në përgjithësi, numri i aksidenteve ka pësuar rënie, por është rritur numri i viktimave.

Tirana, Lezha dhe Fieri janë qytetet me numrin më të madh të aksidenteve, ndërsa qytetet ku kanë ndodhur më pak të tilla janë Shkodra, Vlora, Berati dhe Kukësi.