Elton Ilirjani biznesmeni, i cili ka gjetur dhe ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku ka folur ditën e sotme në ‘Top Story’ teksa ka ndarë dhe momentet e para kur ka identifikuar dhe takuar këngëtaren.
“Parashqevia ndodhet në dhomën e hotelit tani dhe është shumë e lumtur sepse ka patur telefonatën me djalin e saj Luke dhe ish-bashkëshortin.
Të gjitha zërat që thonë, pse u hodhën videot, unë mendoj se nuk kanë rëndësi. E rëndësishme është që media na ndihmoj që unë të shkoja dhe ta përqafoja.
Çdo gjë ndodhi kur unë isha në Miami, ishte mesnatë kur kam mbërritur dhe kam telefonuar Stelen, vajzën e Elvirës dhe e pyeta ku ndodhet Parashqevia?
Stela më tha që ‘i ka premtuar mamit që do e takonte nesër’.
Isha fiks përballë dritares duke menduar unë jam brenda dhe ajo është jashtë në të ftohtë.
Unë e kisha idhull në mënyrën se si vishej Parashqevia, ndoshta ishte dhe personi që nxiti dëshirën time për modën.
Në mëngjes marr Elvirën dhe i them ku ndodhet Parashqevia, të cilën e gjetën pas 1 orë e gjysmë në stacionin e trenit.
Kur shkoj në stacion gjej një zonjë të ulur, kishte një kapuç dhe një veshje që nuk duhet gjykuar, nuk ishte në më të mirën e saj.
Çfarë presin njerëzit nga një zonjë që jeton në rrugë?!
Unë shkoj dhe vete ta përqafoj, ajo më refuzoj me pretekstin që ishte në rrugë dhe nuk mbante erë të mirë.
Dhe unë i thashë që mbante erë të mirë dhe erë dashuri, ky ishte takimi i parë dhe nuk u ndamë më që atëherë.
Ajo nuk përdor drogë, nuk ka paralizë faciale, nuk ka probleme psikologjike, nuk është e sëmurë. Instinkti im i brendshëm thoshte që nuk ishte e sëmurë, ajo dëshironte djalin e saj”, tha Elton Ilirjani.
Ilirjani ka treguar edhe detaje nga biseda që këngëtarja ka bërë me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin.
Ndërkohë që Ilirjani ka treguar gjithashtu se Simaku ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në skenë.
“Unë e respektoj shumë privatësinë. Ajo është ulur në një dhomë tjetër në bisedë me djalin dhe ish-bashkëshortin. Telefonatën e ka bërë nga telefoni im, por unë nuk e kam dëgjuar bisedën.
Por më ka thënë pas bisedës që nuk do të largohej më, do bëhej një nënë e denjë dhe do të rikthehet sërish në skenë.
Pjesa tjetër është privatësi. Unë nuk po them që është në më të mirën e saj por sëmundja e saj është mungesa e djalit, vetëm kaq”, tha Elton Ilirjani.