Aktualitet U asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesë, vdesin dy persona në...

U asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesë, vdesin dy persona në Tiranë

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga rrjedhja e gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në një banesë në Tiranë në rrugën “Marije Kraja”.

Policia njofton se kanë humbur jetën pronari i banesës, 47-vjeçari me iniciale A.M. dhe një i afërm i tij i largët, 56-vjeçari me iniciale V.B.

“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor”, njoftojnë blutë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.