Politika Rexhep Selimi i dhuron Ramës nga Haga pikturën e përkrenares së Skënderbeut

Rexhep Selimi i dhuron Ramës nga Haga pikturën e përkrenares së Skënderbeut

Ish-luftëtari i UÇK-së Rexhep Selimi, i ka dërguar nga Haga një dhuratë të veçantë kryeministrit të Shqipërisë  Edi Rama. Bëhet fjalë për përkrenaren e Skënderbeut, për të cilën Rama shprehet se ndihet i prekur nga kjo dhuratë.

“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës”.

Teksa falënderoi Selimin, kreu i qeverisë shqiptare shprehu besimin për dhënien fund të kalvarit të vuajtjeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.

“Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”.

Rexhep Selimi i cili gjendet në Hagë në kuadër të një procesi gjyqësor të Speciales për krimet e kryera gjatë luftës.

Rama ka shprehur gjithmonë mbështetjen ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë dhe ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi, të cilët sipas tij mbahen padrejtësisht në burg.