Aktualitet “Nuk ka shqiptarë të lënduar”, ministri Igli Hasani për sulmin në Gjermani:...

“Nuk ka shqiptarë të lënduar”, ministri Igli Hasani për sulmin në Gjermani: Jemi të tronditur

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet thellësisht i tronditur lidhur me ngjarjen e rëndë në Magdeburg të Gjermanisë.

Në një postim në “X” e cilëson atë një sulm mizor teksa shton se zemrat tona janë pranë familjeve të viktimave dhe popullit gjerman.

Ndër të tjera Ministria e Jashtme bën të ditur se deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar nga ky sulm.

“Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme. Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan ministri Hasani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Gjermanisë, Magdeburg ku një makinë ka marrë para një turmë njerëzish.