Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara turmën me njerëz, ka reaguar edhe Tirana zyrtare.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën ‘X’ shprehet se ka mbetur i shokuar prej këtij sulmi që ka marrë jetë të pafajshme.
“Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve”, shkruan Rama.
Më tej, shefi i qeverisë shprehet se “Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.