Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 22-vjeçar.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 22-vjeçari ka humbur kontrollim mbi automjetin të cilin drejtonte dhe është përplasur me një trajler të parkuar.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.
Si pasojë shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit.