Sot jemi zyrtarisht në dimër. 21 Dhjetori shënon ditën më të shkurtër të vitit me natën me gjatë, e njohur ndryshe si solstici dimëror. Dielli lindi në orën 7:03 minuta për të perënduar në 16:14 duke numëruar gjithsej 9 orë e 11 minuta ditë, ndërsa nata do të jetë rreth 15 orë e gjatë.
Për ata që jetojnë në Hemisferën e Veriut, sot do të jetojnë ditën me orët më të shkurtra të dritës ndërsa për ata që jetojnë në Hemisferën e Jugut do të jetojnë ditën me orët më të gjata të dritës dhe natën më të shkurtër.
Por kjo dukuri do të shoqërohet me një tjetër efekt, pasi nga nesër, dita do të nisë t’i marri natës, duke u zgjatur më shumë të arrijnë ekuinoksin pranveror, kur dita dhe nata do të jenë të barabarta për të arritur ne solsticin veror, ku dita do të jetë më e gjatë se nata.