SPAK ka lexuar pretencën ndaj të akuzuarve për planifikimin e atentatit ndaj Inez Hajrulla në Vlorë.
Për Leonard Luzin, SPAK kërkoi 11 vite burg, për Muharrem Koroveshin 10 vite burg dhe për të penduarin e drejtësisë, Amarildo Nikolli 2 vite e 9 muaj burg.
Të tre të pandehurve u ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Amarildo Nikolli u arrestua nga Policia para se të kryente atentatin në Vlorë dhe vendosi të rrëfejë gjithçka.
Kujtojmë se Leonard Luzi u ekstradua nga Spanja pak kohë më parë dhe dyshohet të jetë edhe porositësi i atentatit.
Pak ditë më parë, kushëririt të Inez Hajrulla, Kevin Hajrulla, iu bë atentat në Vlorë, ku mbeti i plagosur rëndë, megjithëse nuk dihet nëse ngjarja është e lidhur drejtpërdrejt me kushëririn e tij.