Policia e Korçës ka identifikuar dhe arrestuar autorin që hyri me forcë brenda një banke të nivelit të dytë mbrëmjen e 21 Dhjetorit.
Autori 38-vjeçar V.Xh., pasi hyri me forcë brenda bankës, qëndroi për disa minuta dhe u largua pa marrë asgjë pasi vuri re shërbimet e policisë.
Uniformat blu, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, e identifikuan dhe e arrestuan të dyshuarin në lagjen nr.6 të Korçës.
Gjatë marrjes në pyetje, 38-vjeçari ka deklaruar para uniformave blu se nuk i kujtohet çfarë ka ndodhur.
“Kam qenë në gjendje të dehur, nuk mbaj mend asgjë”, mësohet të ketë thënë ai.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçë.