Kryesore “Gjekmarkajt i ka rënë të fikët”, Berisha akuzon: E kanë goditur kriminelët...

“Gjekmarkajt i ka rënë të fikët”, Berisha akuzon: E kanë goditur kriminelët me uniformë. Rama do mbajë përgjegjësi

Deputetja e PD-së Albana Vokshi e informoi live kryedemokratin Sali Berisha se nënkryetarit të kësaj force politike Agron Gjekmarkaj i ka rënë të fikët sot në protestë.

Sipas saj, ai është goditur nga forcat e Policisë së Shtetit e për pasojë ka rënë në tokë.

Berisha e dënoi këtë akt të cilin e cilësoi kriminal, duke thënë se do mbahen përgjegjës kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

“Tani informohem se kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj. Ky është një akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar. E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Parlamentit dhe i shpreh atij solidaritetin e madh. Rama është një hakmarrës i verbër i cili për pushtetin e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do t’i tregojë vendin siç e meriton. Edhe një herë, dënoj këtë akt të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Gjekmarkajt në mosbindje civile”, deklaroi Berisha nga zona e Zogut të Zi në kryeqytet.