Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar nga burgu të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Në një postim në rrjetet sociale, Meta zgjodhi të përcjellë mesazhin e tij të kësaj feste me fjalët Biblës.
Urimi i Metës:
Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!
Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.
“Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë” – Bibël.
Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR!