Aktualitet Vrau burrin me sëpatë teksa flinte, arrestohet 48-vjeçarja

Vrau burrin me sëpatë teksa flinte, arrestohet 48-vjeçarja

48-vjeçarja me iniciale E.T. është arrestuar në lidhje me vrasjen e bashkëshortit të saj, 55-vjeçarit me iniciale N.T. Ajo akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit rë 24 Dhjetorit në fshatin Metoq të Sarandës. Viktima ishte në gjumë kur u godit me sëpatë në kokë nga gruaja e tij në banesën e tyre.

Pas ngjarjes, ajo mësohet të ketë dalë në oborrin e shtëpisë, aty ku u pikas nga një fqinj, të cilit i rrëfeu se kishte vrarë të shoqin.

Ishte pikërisht fqinji që vuri në dijeni policinë për ngjarjen e rëndë, e cila pasi mbërriti në vendngjarje shoqëroi në komisariat autoren 48-vjeçare.

Vetë ajo përpara grupit hetimor ka shfaqur paqëndrueshmëri në deklarimet e dhëna lidhur me aktin e rëndë. Megjithatë ka pretenduar se vrasjen e ka kryer për shkak se bashkëshorti e kishte dhunuar mbrëmjen e së hënës.

Versionit se mes çiftit Tahiraj ka patur një konflikt i qëndron dhe policia, e cila deri më tani dyshon se ky është motivi i regjistrimit të ngjarjes së rëndë.