Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me gratë e Lidhjes Demokratike këtë pasdite.
Duke folur për forcën e gruas, kreu i opozitës tha se ato që kanë vuajtur më shumë qeverisjen e Edi Ramës janë pikërisht vajzat dhe gratë, duke nisur nga varfëria te emigracioni i fëmijëve.
“Partia Demokratike e ka pasur dhe e ka të rëndësishme përpjekjen për barazinë gjinore. Në atë periudhë që qeverisëm dhe patëm disa arritje të pamohueshme, diferenca e rrogave u bë në 17%. BE sot e ka 12%, ju garantoj që në mandatin e ardhshëm do ta ulim nën nivelin e BE. Bëmë hapa të rëndësishëm shumë për barazinë financiare, vendosëm standardin europian për lejet e lindjes. Popullata rritej, fëmijët qëndronin në Shqipëri, programi ynë nuk realizoi të gjitha objektivat, por i ardhshmi do të parashikojë objektiva të tjera në këtë barazi. Do parashikojë mbrojtje të hekurt të grave dhe vajzave nga dhuna, do parashikojë ndëshkimet më të rënda ndaj atyre që guxojnë të cenojnë dinjitetin e tyre. Do parashikojmë mbrojte dhe kujdes të veçantë për nënat kryefamiljare. Do bëjmë gjithçka që talenti, aftësitë e tyre të shpalosen në interesin më të mirë të tyre, shoqërisë dhe demokracisë në këtë vend…. Qëndresa juaj epike, ka qenë epike dhe me këtë qëndresë ju ia dolët që PD të ringrihet përsëri si forca politike më e fuqishme”, tha Berisha.