Mesditën e sotme, ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK i thirrur nga Prokurori i Posaçëm, Elvin Gogaj, i cili është duke hetuar një çështje aspak të zakontë.
Këlliçi akuzojet se ka mashtruar me diplomën e shkollës së mesme, për të cilën ka dyshime se nuk e ka përfunduar, duke mbaruar vetëm 4 vite nga 5 të tilla në gjimnazin “Harry Fultz”. Gjithashtu, Këlliçi dyshohet se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit kur ishte deputet i PD.
Dosja për këtë çështje ka përfunduar në duart e prokurorit të SPAK pas një kallëzimi penal nga avokati Idajet Beqiri.
Në dosje thuhet se Këlliçi në datën 24 mars 2023 ka plotësuar një “Formular Vetdeklarimi” para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në të cilin ka theksuar se për periudhën e viteve 2005-2009 ka qenë me studime universitare në Baltimore, Maryland të SHBA.
Sipas kallëzimit penal, deputeti Belind Këlliçi nuk kishte mbaruar arsimin e mesëm, për rrjedhojë nuk mund të ndiqte dot studimet e larta në SHBA.
Hetimet kanë për qëllim të verifikojnë informacionet lidhur me arsimimin e ish-deputetit dhe mundësitë e falsifikimit të dokumenteve.