Sport Didier Deschamps njofton largimin nga kombëtarja e Francës

Didier Deschamps njofton largimin nga kombëtarja e Francës

Didier Deschamps nuk do të jetë më trajner i kombëtares franceze pas kupës së botës 2026. Siç bëhet e ditur, tekniku 56 vjeçar ka njoftuar se  nuk do të rinovojë kontratën me Gjelat dhe aventura e tij në botërorin e vitit të ardhshëm, do të jetë e fundit në krye të përfaqësueses franceze.

Lajmin e publikoi L’Equipe që mes të tjerash shkruante se një vendim i tillë pritej nga Deschamps që drejton skuadrën prej katërmbëdhjetë vite.

Në krye të Gjelave, Didier Deschamps ka regjistruar disa suksese, por më kryesorja ka qenë Kupa e Botës 2018 ku francezët mundën në finale 4-2 Kroacinë dhe fituan për herë të dytë në histori por pa harruar dhe dy finalet e humbura në Evropianin e 2016 dhe Botërorin e 2022.

Deschamps kërkon ta mbylli në mënyrën më të mirë me përfaqësuesen franceze. Detyra e radhës është Liga e Kombeve në mesin e muajit mars ku Gjelat do të përballen me Kroacinë në çerekfinale dhe pse jo ambiciet janë për të përsëritur suksesin e vitit 2021, ku dolën fitues nga ky kompeticion.

Botërori i 2026 është gjithçka për Deschamp që në rast të një suksesi, do të ishte mbylla perfekte me përfaqësuesen franceze.