Aktualitet Kurbin/ I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, pranga 36-vjeçarit (VIDEO)

Kurbin/ I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, pranga 36-vjeçarit (VIDEO)

Një 36-vjeçar në Kurbin ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë.

Sipas asaj që bën të ditur policia, mobilieria ishte në pronësi të një 52-vjeçari dhe se nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë blutë kanë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori, gjatë ngjarjes, si dhe celulari i tij.

Siç duket edhe në videon e policisë autori ka pësuar djegie në trup, teksa ka tentuar t’i vendosë flakën mobilierisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.