Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër arresti për Kreshnik Farrukun.
Dyshohet që Kreshnik Farruku të jetë i përfshirë në çështjet e drogës pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.
Gjatë operacionit të strukturave të Policisë së Shtetit për llogari të prokurorisë së Breshias në Itali ku kërkohej arrestimi i Kreshnik Farrukut pasi dyshohet se ishte i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës në Itali rezultoi se u gjet i hapur telefoni i tij ku aty SPAK ka gjetur prova të reja sa i takon paligjshmërive që dyshohet se është përfshirë ky person dhe për këtë arsye është firmosur edhe urdhër arresti.
Kreshnik Farruku, i njohur ndryshe si Kreshnik Budlla është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit. Ai ka qenë i shoqëruar me të vëllain e tij, Erneo Farruku që gjithashtu ishte në kërkim.
I cilësuar si kreu i një grupi kriminal me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të drogës, Kreshnik Farruku dhe i vëllai i tij Erneo ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.