Aktualitet Atentat autostradën Fier-Vlorë, vritet me armë 30-vjeçari brenda makinës

Atentat autostradën Fier-Vlorë, vritet me armë 30-vjeçari brenda makinës

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë.

Policia njofton se një person është gjetur i vrarë me armë brenda makinës.

Viktima është identifikuar si Kristian Marku.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që kanë bërë rrethimin e zonës.

“Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njoftoi policia.