Politika Kryebashkiaku i Ersekës në SPAK: Dhashë shpjegime për një hetim të nisur...

Kryebashkiaku i Ersekës në SPAK: Dhashë shpjegime për një hetim të nisur në vitin 2023

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai ka qenë në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për një hetim që po kryejnë prokurorët që ka nisur që në vitin 2023.

Ai tha se ishte në cilësinë e personit deklarues dhe se nuk mund të fliste më shumë për hetimin.

“Mund të them vetëm që dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha pasi i takon… dhe nuk pyeta nëse duhet ta thoja. Dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, tha Isai.