Bota Kryeparlamentari Constantine Tassoulas propozohet si President i Greqisë

Kryeparlamentari Constantine Tassoulas propozohet si President i Greqisë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka propozuar kryetarin e parlamentit Constantine Tassoulas nga partia e tij e qendrës së djathtë Demokracia e Re për president të vendit.

Mandati pesëvjeçar i Presidentes Katerina Sakellaropoulou skadon në Mars dhe votimi pritet më 25 Janar.

Mitsotakis tha në një deklaratë televizive se ai zgjodhi 66-vjeçarin, për shkak të përvojës së tij politike

“Costas Tassoulas i ka shërbyer vendit si kryetar bashkie, si deputet dhe si ministër. Ai e di mirë peshën e përgjegjësisë. Ai gjithashtu ka një kulturë të pasur dhe njohuri të thella të historisë greke, patriotizëm të vërtetë dhe ndjeshmëri sociale”, tha Mitsotakis.

Tassoulas tha se propozimi ishte një nder i madh. Emërimi i tij shihet nga analistët si një lëvizje pa rrezik nga qeveria që dëshiron të sigurojë mbështetje nga të gjitha fraksionet e Demokracisë së Re dhe të mbajë shumicën e saj.

Por partitë opozitare nuk pritet të mbështesin kandidaturën e tij.

Për të siguruar këtë post, kjo kandidaturë ka nevojë për mbështetjen e të paktën 151 ligjvënësve në parlamentin prej 300 vendesh. Demokracia e Re, e cila është në pushtet që nga viti 2019, ka 156 vende.

Por Partia ka parë gjithashtu një rënie të popullaritetit për shkak të krizës së kostos së jetesës dhe reformave që kanë larguar disa nga votuesit.