Sport “Do ta kthejmë te Chelsea”, trajneri i Everton jep lajmin tronditës për...

“Do ta kthejmë te Chelsea”, trajneri i Everton jep lajmin tronditës për dëmtimin e Brojës

Edhe pse fillimisht u shpresua që gjithçka do të kalohej lehtë, pas ndeshjes së djeshme të Evertonit, trajneri David Moyes ka dhënë një lajm tronditës mbi dëmtimin e Armando Brojës.

“Broja do të mungojë diku te 10-12 javë, ka dëmtuar kaviljen. Kjo do të thotë se ekzistojnë shumë gjasa që ai të rikthehet prapë te Chelsea dhe huazimi të mbyllet këtu”, tha Moyes.

Nisur nga kjo deklaratë e trajnerit të Evertonit, duket se Broja do të humbasë edhe ndeshjet e marsit për Shqipërinë, por njëkohësisht rrezikon edhe ndeshjen me Serbinë.