Extra Einxhel Shkira: Djemtë e showbizit shqiptar janë më pjeshka seç duhet

Einxhel Shkira: Djemtë e showbizit shqiptar janë më pjeshka seç duhet

E ftuar në emisionin “Thumb” Einxhel Shkira ka guxuar të reagojë duke u shprehur se “djemtë e showbizit shqiptar janë më pjeshka seç duhet”. Ajo e ka bërë këtë deklaratë teksa u pyet nga Fatma dhe Aulona nëse i kanë dërguar ndonjëherë mesazhe djemtë e showbizit.

“Po, ka ndodhur edhe para se të merresha me televizion. Por ka një problem me meshkujt tonë të showbizit se u pëlqen vetja më shumë se ç’duhet. Por duhet të dinë se kur ke një femër që ka aq shumë vetëbesim dhe ndihet aq femër, pavarësisht se unë sillem pak si djalë, por e ndjej vetëm shumë femër. Unë nuk e pranoj kurrsesi që mashkulli që kam në krah të bëjë pjeshkën, kur se bëj kur nuk e bëj unë pjeshkën. Janë këta që kanë marrë këtë famën që të gjithë femrat i duan , vdes pas tyre dhe mendojnë se edhe ti do vdesësh. Por jeta jote vazhdon dhe nuk të intereson fare ekzistenca e tij. Dhe ata flasin për vetën sa të mirë ndihen, sa të bukur janë, sa të zgjuar janë, sa seksi janë etj”.