Einxhel Shkira është një ndër moderatoret më seksi të ekranit shqiptar.
Ajo mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private e jo vetëm. E ftuar këtë shtunë në barin e emisionit “THUMB” ajo ka treguar se në televizion janë munduar t’i bëjnë “puçe”.
“Mua më ndodh që në televizion të më bëjnë puçe dhe çuditërisht janë femra. Unë nuk jam as ajo femra që të marr të dashurin. Unë jam ekstrem feminist dhe kam dëshirën e madhe që edhe femrat e tjera të dalin mirë. Por ekziston një lloj dëshire që unë mos të jem më asgjëkundi.
Unë këtë ja kam lënë atyre si faturë, kanë problem me veten. Ata kanë shpikur pafund për mua, gjëra të pavërteta dhe këtë e justifikoj si xhelozi femërore duke qenë se unë jam mirë e zgjuar, e paparë. E kam vënë re se vetëbesimi im i bezdis njerëzit”, ka përfunduar Einxhel.