Extra Gjergj Kaçinari: Kitaristin e Bon Jovi-t e kam shok të ngushtë

Gjergj Kaçinari: Kitaristin e Bon Jovi-t e kam shok të ngushtë

Muzika që ngre peshë publikun është rroku. Për të, ajo është flakë e brendshme që shkrihet me tingujt e shpirtit. Gjergj Kaçinari, një nga këngëtarët më të dashur për publikun ishte i ftuar në emisionin “Thumb”.

Ai është shprehur se kitaristin e Bon Jovi-t e ka shok të ngushtë. Më tej është shprehur se do të bëjë një bashkëpunim me të.

“Një nga ato gjërat e çuditshme që thash më parë që mora çantën dhe ika, aty ka qenë edhe takimi i parë me Kitaristin e Bon Jovi-t dhe pastaj kemi bërë koncertet në Gjermani, në Slloveni, në Gjermani prapë dhe gjithashtu është pjesë e një kënge që unë nuk e kam nxjerrë akoma. Krijuam shoqëri që në momentin e parë që u njohëm dhe ishte sikur kishim vite që njiheshim. Dhe më të vërtetë është shoku im i vetëm i ngushtë momentalisht dhe çdo gjë e konsultoj me të”.

Ndër të tjera ai ka folur për këngën e tij që ka publikuar se fundmi si dhe projektet e tij. Ai tha se më datë 15 Mars do të publikojë një këngë të re.