Kryesore “Veliaj u çua në Durrës për t’i mbyllur gojën”, Berisha: Para SPAK...

“Veliaj u çua në Durrës për t’i mbyllur gojën”, Berisha: Para SPAK pati policë bashkiakë të armatosur që prisnin urdhrin

Në grumbullimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erjon Veliaj para SPAK-ut gjatë ditës së djeshme, për kreun i Partisë Demokratike Sali Berisha, ishin policë bashkiakë të armatosur në pritje të urdhrit si edhe rrogëtarë.

Sipas tij dërgimi në Durrës i Erjon Veliajt është për t’i mbyllur gojën, sikurse bëri me Lefter Kokën.

“Do kesh ndëshkimet ligjore më të tmerrshme. E ka bërë me Lefterin e çoi Lefterin në Durrës e la aty dhe fol Lefter po deshe dhe Lefteri nuk flet. Të njëjtën gjë po i bëjnë dhe Erionit. Unë nuk kam parë asnjë militant të PS-së, por policë dhe rrogëtarë dhe kjo është e dënueshme. Protesta e demokratëve është një konferencë shtypi aty. Kurse ky dërgoi policinë bashkiake e dënueshme në çdo gjë. Të armatosur rrethuan Skapin në mënyrë që po të merrnin urdhër. Por tronditës është fakti që e ka dërguar në Durrës dhe do i dërgojë “poem” që t’i mbyllë gojën funksionon në një kod mafioz të tmerrshëm”, tha Berisha para se të futej në Parlament.