Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione të forta. Deputeti Flamur Noka vrapoi drejt ministrit Taulant Balla, por u ndal nga garda në momentin e fundit.
Situata përshkallëzoi teksa Balla po i drejtohej Nokës se është bërë qesharak.
“Lëre mor ti, lëre ti se je bërë qesharak komplet. Lëre të përgjigjet ai një herë të vetme mo vlla. Lëre një herë të vetme atë”, tha Balla.
Kjo solli reagimin e Nokës i cili u ngrit nga vendi duke vrapuar drejt Ballës. Por u ndal nga dy gardistë.
Edhe pse po mbahej nga dy punonjësit e Gardës brenda Kuvendit, Noka merr një shishe ujë dhe e hedh në drejtim të ministrit Balla, ndërkohë që hodhi në tokë një gardist
Kjo solli ndërprerjen e seancës, ndërsa kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi.
“Ndërpritet seanca jeni i përjashtuar nga seanca zoti Noka, kalojmë menjëherë në votim”, tha Spiropali.
Ndërsa pas këtij incidenti, Balla tha: Merreni këtë se është i çmendur. Jep përgjigje Sali tani. Merre paketojë këtë.
Flamur Noka u përjashtua nga seanca.