Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në kryeqytet ka pranuar këtë të hënë kërkesën e të pandehurit Klement Balili për “gjykim të shkurtuar”.
Balili akuzohet për “grup të strukturuar kriminal”, “trafik të lëndëve narkotike”, “refuzim të deklarimit të pasurisë” dhe “pastrim parash”.
Tashmë pritet të jepet pretenca e Prokurorisë, që do të jepet në seancën e ardhshme të datës 12 mars.
Ky vendim i sotëm do të bëjë që Klement Balilit t’i ulet dënimi i mundshëm me një të tretën e periudhës që do të përcaktohet pas hekurave të qelisë.