Ajo u rikthye në Shqipëri tre vjet më parë nëpërmjet talent show-ut “Voice of Albania”, por publiku shqiptarë ka gjithnjë kuriozitet për artisten, Elsa Lila.
Këngëtarja e suksesshme shqiptare jeton prej vitesh në Itali dhe ka preferuar që të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, rrjeteve sociale dhe eventeve të ndryshme artistike.
Por këtë herë e shohim Elsën nëpërmjet një videoje që ka postuar Ministria e Punëve të Jashtme, ku këngëtarja ka lançuar një risi të re për emigrantët Shërbimin Konsullor Online.
35 vjeçarja është shfaqur si gjithnjë pa make-up dhe me një look shumë të thjeshtë në këtë mini video dhe duket se ka ndryshuar shumë nga koha kur të gjithë e adhuronim dhe këndonim plot pasion këngët e saj.