Aktualitet Iu vë zjarrin dy makinave të xhaxhait të tij, 30-vjeçari shpallet në...

Iu vë zjarrin dy makinave të xhaxhait të tij, 30-vjeçari shpallet në kërkim

Një 30-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi gjatë natës dyshohet se i vuri zjarrin dy automjeteve.

Policia bën të ditur se automjetet ishin të parkuara në oborrin e banesës së një 66-vjeçari.

Ngjarja sipas Policisë, dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie dhe automjetet e djegura janë të xhaxhait të tij.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-I vuri zjarrin 2 automjeteve, gjatë natës, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.  

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.